http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kaosi ka përfshire Bankën e Shqipërisë pasditen e se mërkurës. Përtej skandalit te vjedhjes se 713 milionë lekeve brenda Bankës se Shqipërisë kane filluar debatet dhe polemikat dhe si asnjëherë me pare ky institucion ka prodhuar disa reagime dhe kundër reagime ne lidhje me ngjarjen tronditëse te vjedhjes dhe përgjegjësinë qe ka guvernatori Ardian Fullani ne këtë skandal. Gjithçka nisi me mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës ne mesdite mbledhje ne te cilën për me shume se 3 ore u debatua rreth kërkesës se anëtares Ermelinda Meksi per futjen ne rendin e ditës te shkarkimit te guvernatorit Ardian Fullani. Por ne kete mbledhje Këshilli Mbikëqyrës i Bankës se Shqipërisë u rreshtua ne bllok ne mbështetje te Fullanit. Vizion Plus ka mësuar se ndaj këtij propozimi vetëm Ermelinda Meksi ka votuar pro, ndërkohë qe te gjithë anëtaret e tjerë kane votuar kundër duke mbështetur Fullanin. Me pas Këshilli diskutoi edhe per përgjegjësinë e anëtareve ne skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve, per perceptimin e tyre mbi ngjarjen si dhe per impaktin ne sistemin financiar. Por lajmi i publikuar ne ?Vizion Plus? ka sjelle reagimin ne kohe rekord te Bankës se Shqipërisë e cila dezinformoi opinionin publik. Ne përgënjeshtrimin qe banka e Shqipërisë i bën lajmit thuhet se nuk ka pasur asnjë propozim nga anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës për shkarkimin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Por ne te vërtete reagimi i Bankës se Shqipërisë është vetëm një loje fjalësh për te fshehur te vërteten, pasi ne asnjë rresht te përgënjeshtrimit nuk sqarohet e vërteta ne lidhje me propozimin e Ermelinda Meksit per te futur ne rendin e ditës kërkesën per shkarkimin e guvernatorit Fullani. Banka e Shqipërisë nuk humbet kohe kur vjen fjala per te reaguar per te tilla lajme; por nga ana tjetër ky institucion nuk ka gjetur ende kohe për te bere transparencën qe pret publiku për vjedhjen e 7 milion dollarëve, nuk ka sqaruar rolin e guvernatorit ne kete megaskandal dhe nuk ka thëne asnjë fjale për pasurinë marramendëse dhe luksin e shfrenuar ne te cilin jetojnë familjaret e Guvernatorit Fullani. Por pavarësisht kujdesit te Bankës se Shqipërisë per te përgënjeshtruar ?Vizion Plus?-in, anëtarja e Këshillit Mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë ne nje reagim ne rrjetin social Facebook ka treguar nje realitet tjetër nga ai qe mundohet te imponoje banka dhe guvernatori Fullani. Zonja Meksi deklaron se Ka kërkuar qe Këshilli Mbikëqyrës duhet te përdore te gjithë instrumentat ligjorë të disponueshëm per adresimin e plote te përgjegjësive në gjithë strukturën e Bankës: nga Administratorët, Këshilli Mbikëqyrës, e deri te specialisti më i fundit.