Argjendaria: Grabitet për herë të katër - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grabitjet me maska rikthehen ketë radhe ne qendër te Tiranës, duke goditur per te disaten here nje argjendari ne zonën e Selvise. Rreth orës 10.15 dy persona me maska qe udhëtonin me nje motor pa targa kane ndaluar para argjendarisë ?Gold?. Me shpejtësi ata kane hyre brenda dhe kane kërcënuar me pistolete shitësen Olta Sinanaj, njëherësh dhe pronare e dyqanit, e cila ka bere rezistence. Agresoret e kane goditur ate me qyten e armës dhe kane marre nje sasi te madhe bizhuterish. Teksa kane dale me shpejtesi, ata kane qëlluar nje here ne ajër me pistolete. Ndërsa grabitësit kane humbur ne rrugicat e lagjes, policia ka mbërritur duke mbledhur provat ne vendngjarje.Kjo argjendari eshte grabitur disa here gjatë 3 viteve të fundit. Ajo është ne pronësi te vajzës së Rrapo Sinanaj, i cili u ekzekutua në tetor të 2011 në argjendarinë e tij nga Viktor Gushi.

Free Traffic Exchange