Basha: Akuza qeverisë për Imei dhe Universitetet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ende vazhdon që të denoncojë vendimin e qeverisë për të marrë të dhënat personale të çdo abonenti të telefonisë celulare. Sipas Bashës, ky është kërcënimi më i madh që i bëhet lirisë së shqiptarëve në këto 23 vite, dhe u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të refuzojnë vendimin e qeverisë për të përgjuar dhe shantazhuar çdo qytetar shqiptar. ?Duan të përgjojnë kë të duan, pa dhënë hesap askund. Në prill, Gjykata Europiane mori një vendim dhe u tha kompanive celulare: ju do të dënoheni, edhe po i ruajtët këto të dhëna e jo më t?ju shkojë në mëndje t?ua jepni qeverive, ndërsa qeveria këtu u thotë kompanive se do t?ju dënoj po nuk m?i dhatë, u thotë qytetarëve do t?ju gjobis po nuk m?i dhatë të dhënat personale. Ky është kërcënimi më i hapur ndaj lirisë së shqiptarëve në këto 23 vite. ?Kryetari i PD, denoncon qeverinë jo vetëm për Imei por dhe për mbylljen e universiteteve publike dhe private, në mungesë të plotë transparence dhe pa asnjë paralajmërim. ?Në momentin që arsimi kombëtar priste përkrahjen politike, mbështetje financiare, mbështetje të gjithanshme, vjen dora e dhunshme e paaftësisë, e hakmarrjes, e injorancës. Ky është një projekt diabolik dhe në themel ka korrupsionin dhe klientelizmin, prandaj nuk duhet lënë të ketë sukses. Rilindja e së keqes po trondit çdo familje shqiptare? ? deklaron Basha.

Free Traffic Exchange