Nikolla dorëzon rezultatet e kontrollit në Universitete - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është shoqëruar me debate mbledhja e Ministres se Arsimit Lindita Nikolla me drejtuesit e universiteteve te cilëve iu është pezulluar licenca për 2 vjet. Edhe pse ministrja Nikolla garantoi se kriteri i vetëm ne vlerësimin e institucioneve te arsimit te larte është ligji; drejtuesit e këtyre institucioneve kane akuzuar ministrinë për shkelje te ligjit. ?Ndihem në siklet që ndodhem në një pozitë të tillë që jam sot i kërcënuar nga një risk për marrjen e masave ndëshkimore. Akademia ka vitin e tretë. Kemi qenë në top listën e universiteteve private për të qenë më të mirët. Ne synonim të punonim, por performance nuk qenka kjo. Ministria e Arsimit erdhi me shkelje vetë. Pa na njoftuar ne për raportin bëri publike emrat në media. Shkolla Akademia e Biznesit e ka ngrënë goditjen e madhe. Ju nuk duhej të kishit pasqyruar në media pa na thënë neve. Janë biznese shumë sensibile. Grupi i punës s?ka reaguar fare për kërkesat tona.? Ndërsa ministrja Nikolla ka thëne; ?Arsimi nuk është biznes. Për ne është shërbim tejet i çmuar për qytetarët. Nëse ju përmirësoni në një muaj 2 muaj unë dal para mediave dhe them Akademia e Biznesit ia doli. Keni statusin Akademi Biznesi por ju keni vendosur një tabelë Universiteti i Akademisë së Biznesit, ky është mashtrim publik që ju pezulloheni, (për t?ju thënë që i kam lexuar kërkesat tuaja) të mos merremi me të tjerat. Nuk keni statusin e universitetit por të akademisë. Ne kemi bërë vetëm kriteret e ligjshmërisë, hapin e dytë për cilësinë e mësimdhënies do e kemi më vonë