LDK-AAK-NISMA me program qeveritar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Koalicioni i partive opozitare në Kosovë, LDK, AAK dhe Nisma kanë dalë me një program të përbashkët qeveritar. Përmes një komunikate për mediat, këto parti shprehen se ngërçi institucional po e dëmton rëndë Kosovën. Blloku opozitar vlerëson se praktikat korruptive po vazhdojnë edhe në këto ditët e fundit të qeverisjes së PDK-së. Në pikat e programit të kësaj aleance theksohet se qytetarët e Kosovës kanë nevojë për rend dhe ligj, zhvillim ekonomik, arsim më të mirë dhe shërbimet e duhura shëndetësore. ?Praktikat korruptive duhet dhe do te ndalen me çdo kusht dhe menjëherë? ? thuhet në pikat e programit. Në komunikatë njoftohet se qeveria e koalicionit LDK-AAK-NISMA, po punon në inkorporimin e programeve të tri partive në një program të përbashkët qeveritar. Të gjitha këto pika, sipas koalicionit, janë në funksion të arritjes së integrimit euroatlantik të Kosovës, që është qëllimi kryesor i aleancës.