Vjedhja në BSH: Përgjegjës, Fullani dhe bordi - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mes debatit se kush duhet të ketë përgjegjësi në ngjarjen e ndodhur në Bankën e Shqipërisë, ku u vodhën 713 milionë lekë, ekspertët e shohin vjedhjen spektakolare si një dështim të të gjithë zinxhirit drejtues të bankës. Neritan Kallfa, ish-këshilltar ligjor për 12 vite në Bankën e Shqipërisë thotë se përgjegjësia kryesore duhet të shihet te bordi mbikëqyrës. sipas tij banka ka përgjegjësi kolegjiale dhe bordi duhet të monitorojë Guvernatorin e jo ta dëgjojë atë. Për Neritan Kallfën i gjithë sistemi në bankën e Shqipërisë ka dështuar. Ekspertët kërkojnë që të rishikohet edhe ligji për bankën e Shqipërisë pasi është i vjetër dhe ka konflikte interesi. nga ana tjetër mungesa e zëvendës Guvernatorit të dytë, i cili ka 5 vite që nuk zgjidhet, ka ndikuar ne ngjarje pasi është pikërisht ai që merret me administrimin dhe emetimin e monedhës.