http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Rama ka përshëndetur serish kontrollin e Ministrise se Arsimit ne universitetet publike e private, qe sollën dhe propozimet konkrete për heqjen e licencave, pezullim te punës dhe përmirësim te kritereve. Ne nje reagim ne faqen e tij ne facebook, shefi i qeverise e konsideron procesin si rilindje te universiteteve qe kalon nga shembja e çdo piramide. ?Historia e turpshme e lulëzimit të piramidave financiare në arsim dhe tregut të diplomave fallco do marrë fund njëherë e mirë. Ligji do të veprojë pa asnjë tolerancë dhe organet e ligjshmërisë do të duhet të veprojnë për çuarjen para drejtësisë të të gjithë mashtruesve publikë që në shkelje të plotë të ligjit kanë grabitur prindër e studentë për vite të tëra. ? thekson kryeministri. Rama gjithashtu nënvizon se studentet e universiteteve që do të mbyllen, do të kenë një mundësi të dytë nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Arsimit e Sportit. Kryeministri shton ne fund se është bere transparente edhe lista e plote e rezultateve të kontrollit të ligjshmërisë, emër për emër.