http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
4 muaj pas rrëzimit në plazhin e Divjakës, ushtria ka marrë përsipër largimin e avionit italian qe dyshohet se kryente trafik droge. Çmontimi dhe spostimi i mjetit fluturues tip ?Piper? në pronësi të italianit Xhorxho Riformato, është kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në cilësinë e provës materiale, për hetimet e nisura për trafikim të lëndëve narkotike. Plani i forcave ushtarake përfshin çmontimin e avionit dhe më pas transportimin me kamion ushtarak drejt Tiranës. Avioni do të ruhet në bazat ushtarake deri në përfundim të procesit gjyqësor. Më 10 maj të këtij viti, piloti Riformato bëri një ulje të gabuar në rërën e plazhit të Divjakës nga ku mbeti i bllokuar për shkak të thyerjes së rrotës së parë të mjetit, qe mendohet se do të ngarkohej me 460 kg drogë për tu dërguar drejt Italisë. Pas kësaj ngjarjejeje policia arrestoi pilotin Giorgio Riformato dhe shtetasin Saimir Bajramin si bashkëpunëtor i tij. Ata po përballen me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Pesha e avionit në 912 kg dhe gjatësia e krahëve prej 10 metrash e bënin të pamundur transportin e tij në rrugë tokësore pa u çmontuar.