“Corriere Della Sera” për universitetet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Masat drastike të qeverisë shqiptare për të mbyllur dhe pezulluar shumë universitete, pasqyrohen edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Një prej gazetave më të njohura në vendin fqinj, ?Corriere della Sera?, ndërsa jep këtë lajm, shkruan se ndër universitetet që rrezikojnë të mbyllen, është edhe ai, në të cilin është diplomuar edhe djali i politikanit italian Umberto Bosi, pa ndjekur asnjë ditë studimet. Gazeta citon kryeministrin Rama për numrin e madh të universiteteve, që në përpjestim me numrin e popullsisë, janë më shumë se në Britani. ?Corriere della Sera? ndalet edhe në absurdin, që sipas kryeministrit, në disa universitete janë diplomuar 900 studentë të huaj, edhe pse në asnjë prej tyre nuk ka programe të mësimeve në gjuhë të huaj. Dhe një prej rasteve më të bujshme, vijon media prestigjioze, është edhe ai i Renco Bosit, i biri i ish-kreut të partisë Lega Nord në Itali, Umberto Bosi. Gazeta shkruan se Trota, që është nofka ironike e Renco Bosit, u diplomua për menaxhim ndërmarrjesh në Universitetin Kristal, pa shkelur asnjëherë në Shqipëri. Edhe ky universitet, është drejt mbylljes, përfundon shkrimi i Corriere della Sera.