Rama: Reformë në Universitete - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sipas liderit te mazhorances kontrolli i realizuar nga ministria dhe qe eshte fokusuar vetëm tek përmbushja e kritereve ligjore ka treguar kalbëzimin e sistemit arsimor. Sipas Ramës defektet e sistemit arsimor reflektohen edhe ne nivelet me te larta. Pas propozimeve te Ministrisë se Arsimit, pritet mbledhja e qeverise e cila do te marre zyrtarisht vendimin për te gjitha Universitetet Private. Por ne nje reagim te sajin Partia Demokratike ka thëne: Ja çfarë bëri Kryeministri sot, me prezantimin për arsimin e lartë, duke mallkuar çfarë ka ndodhur, dhe duke mos pasur asnjë ide për të ardhmen. Por më e keqja, me Edi Ramën 12 000 të rinj më pak do të pranohen këtë vit në Universitetet Publike, për shkak të vendimit të qeverisë. Qeveria ndryshe nga premtimet, nuk po përmirëson kushtet, nuk po ul tarifat e studimit, nuk po pranon më shumë studente, nuk po e çon buxhetin për arsimin në 5%, nuk po rrit financimin për ekselencën, dhe nuk po bën as edhe një investim të vetëm në infrastrukturën mësimore.