http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Ministrisë se Arsimit ka gjetur me shkelje te renda 17 Universitete Private per te cilat propozohet heqja e licencës; dhe po e njëjta mase drastike është marre edhe ndaj degëve te Universitetit shtetëror pasi 9 filiale te tij neper rrethe gjithashtu sipas Ministrisë se Arsimit, duhet te mbyllen. Ndërkohe për 13 Universitete Private, ministria kërkon pezullim te tyre. Sipas sekretarit te përgjithshëm te ministrisë, për çdo shkelje te ligjit ne sektorin e arsimit te larte këto nuk janë masat e vetme qe do te merren, pasi përgjegjësit do te përballen edhe me akuza penale. Ne fund te kontrollit te institucioneve te arsimit te larte për 13 Universitete janë dhëne vetëm rekomandime për rregullimin e situatës. Kjo është vetëm njëra ane e reformës, pasi ne dhjetor një kompani britanike do te nise akreditimin e Universiteteve Shqiptare.