Seminar trajnues për punësim te rregullt ne Kanada - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nje vend i larget Kanadaja mbetet nje nga shtetet ku shqiptaret kane emigruar e vijojnë ta bëjnë kete prej vitesh. Per ketë arsye, per here te pare ne Tirane eshte organizuar nje seminar lidhur me mundësitë ligjore te punësimit dhe emigrimit ne kete shtet. Agjencia ANDE-LM , e cila prej 10 vjetësh ofron shërbime te punësimit jashte dhe brenda vendit, ne bashkëpunim me IN CANADA NOW ka organizuar nje trajnim per t?i drejtuar aplikantet ne rrugen e duhur. Përveç prezantimit te detajeve informuese, te pranishmit ne seminar janë intervistuar nga përfaqësuesit kanadeze me qellim punësimin ose emigrimin e ligjshëm te tyre. Por cilat jane kriteret qe duhet te plotësosh per nje mundësi te tille?! Ne adresën e elektronike te agjencisë ANDE-LM, (fusim adresen me tabele) mund te dërgohet nje CV dhe kërkese per emigrimin ose punësim ne Kanada. Me pas aplikanti therritet ne ambientet e agjencisë, ku orientohet mbi hapat qe duhet te nderrmare dhe tarifen e aplikimit. Vlerësimi përfundimtar i emigrimit ose jo te aplikantit merret ne Kanada.

Free Traffic Exchange