“Vendime flagrante per Ben Gropen e Ben Qimen” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vendime te dhena nga gjykatat per persona me rrezikshmeri te larte shoqërore kane alarmuar Prokurorinë. Organi qendror i akuzës ka kërkuar nga Keshilli i Larte i Drejtësisë dhe Ministria e Drejtesise qe te verifikojnë procedurat gjyqësore per Vangjel Zijaj, i njohur si Arben Gropa dhe per Arben Isufajn i njohur me emrin Ben Qimja si dhe per Erjon Sadikajn. Prokuroria i ka quajtur vendimet te pabazuara ne ligj dhe me pasoja. Gjykata, nëpërmjet këtyre vendimeve, ka lejuar shkeljen e ligjit, të cilat sjellin pasoja të pariparueshme. Këto vendimeve përbëjnë edhe cënim të marrëdhënieve të besimit të mirë dhe reciprocitetit të institucioneve shqiptare me shtetet e huaja, veçanërisht me ato të Bashkimit Europian. Prokuroria ka sqaruar se Arben Gropa u la ne arrest shtepie nga treshja gjykuese e apelit te Vlores: Alma Liçaj, Skënder Damini dhe Gjinovefa Gaba. Edhe Arben Isufaj, ndonëse kërkohet ne Itali per disa vepra te renda penale, nuk është lene ne burg nga nje gjyqtare e Fierit. Ndërsa Erjon Sadikaj, sipas akuzes, eshte lene i lire nga gjykata e Vlores, duke i shpetuar drejtësisë italiane qe e kërkon per trafik droge. Ndersa i quan flagrante shkeljet e gjyqtareve ne Vlore dhe Fier, Prokuroria e Pergjithshme shpreh besimin se KLD dhe Ministria e Drejtesise do te bejne kontrollet e duhura per te marre masa ndaj gjyqtareve qe kane shkelur ligjin.