http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe njëherë, përjashton çdo mundësi për koalicion qeveritar me PDK-në e Thaçit. Anëtari i Kryesisë së LDK-së Lutfi Haziri, tha për shtypin në Prishtinë se koalicioni LDK-AAK-Nisma i ka tashmë 83 deputetë. Sipas tij, ky koalicion po pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të formuar institucionet, Kuvendin dhe qeverinë. ?Koalicioni që udhëhiqet nga LDK-ja ka 83 deputetë. Nëse mendohet për një koalicion që ka qenë deri në vitin 2010, është çështje tjetër. Koha ka dëshmuar se tërheqja e LDK-së njëanshmërisht nga ajo qeverisje nuk ka mundur të riparohet ende.?Sakaq, koalicioni i partive opozitare në Kosovë, i krijuar dy ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit duket se është i sigurt se do të qeverisë vendin gjatë këtij mandati. Madje ata tregojnë edhe për disa nga planet e tyre. Përmes një komunikate për mediat, koalicioni LDK-AAK-NISMA njoftoi se do të rishikojë të gjitha vendimet e fundit të qeverisë Thaçi. ?Koalicioni LDK-AAK-NISMA edhe njëherë shprehë shqetësimin për vendimet që qeveria në largim vazhdon t?i marrë. Këto vendime janë të dëmshme dhe të çuditshme, dhe të gjitha do të jenë subjekt i rishikimit dhe anulimit. ? Për momentin Kosova është në një ngërç institucional. PDK ka kërkuar gjykimin e Kushtetueses për seancën konstuitive të Kuvendit më 17 korrik dhe për zgjedhjen e kryeparlamentarit Isa Mustafa. Gjykata Kushtetuese e ka pezulluar Mustafën deri në vendimin përfundimtar. Ky institucion, gjithashtu ka pranuar kërkesën e koalicionit opozitar për një ballafaqim argumentesh me PDK-në, që do të ndodhë më 21 gusht. Pas vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, Presidentja Jahjaga pritet të mandatojë krijimin e qeverisë së re.