PD: Akuza per ministrin Veliaj - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia demokratike akuzon Ministrin e Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, si përgjegjësin kryesor te humbjes se jetes se tre punëtoreve ne hidrocentralin e Qafe Molles pak dite me pare. Sipas zedheneses Laura Vorpsi ka qene pikërisht ministri Veliaj, qe janarin e ketij viti ka qene i pranishëm ne kete kantier, duke dhene konfirmimin e tij zyrtar, se gjate punës punëtoret ishin te sigurte. Sipas Partisë Demokratike vëmendja e ministrit te mireqenies sociale duhet te ishte ne zonën ku ndodhi ngjarja dhe jo neper aktivitete sociale, duke iu referuar festimeve qe po zhvillohen ne Gjirokastër. Është parë Ministri i Punës në krye të dafrungës në zonën e tij elektorale me shampanjë në dorë, por asnjë minutë nuk ka pasur ai për punëtorët e nëntokës. Ndërkohe inspektorati shtetëror i punes qe varet nga ministri Veliaj, ende nuk ka dale me nje raport përfundimtar mbi kushtet e punes ne hodrocentralin e Qafe Molles.

Free Traffic Exchange