Ku perfunduan parate e Bitrajt ! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ku i ka shpenzuar Ardian Bitraj mbi 7 milione dollare te vjedhura ne disa vite nga thesari i Bankes se Shqipërisë? Kjo eshte pyetja te ciles prokuroria ende nuk i ka dhene nje pergjigje përfundimtare. Ndersa ka zbardhur per nje jave mekanizmin e vjedhjes se miliardave nga magazinat e stokut ne xhepat e Bitrajt, e po ashtu dhe shkeljet e kolegeve te tij te punës, per akuzen mbetet mister destinacioni i parave. Ne deshmite e tij te para Ardian Bitraj, sipas burimeve te akues, ka pretenduar shume se i kishte lene paratë ne bixhoz. Madje sipas tij, gjate botërorit ai kishte humbur plot nje milione dollare ne nje bast sportiv. Ndersa nuk e kane besuar kete pretendim, hetuesit i kane kerkuar konfirmime zyrtare agjencisë qe mbikëqyr lojërat e fatit, Drejtorise se Pastrimit te Parave, te gjitha bankave te nivelit te dyte si dhe zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne disa qytete. Prokuroria ka dyshime te forta se Ardian Bitraj kërkon te fshehe permes kumarit shumat marramendëse. Por ne fakt, veç bixhozit qe ai luante, duket se milionat i ka kaluar milionat ne prona te patundshme ne emer te familjareve si dhe ne llogari bankare. Deri tani nje pjese e institucioneve kane kthyer përgjigje nga te cilat nuk rezulton qe Bitraj te ketë lene sasi te mëdha lekesh ne lojrat e fatit. 713 milione leket e vjedhura ne katër vjet, sikur te jene shpenzuar ne menyre te barabarte, do te nxirrnin nje shume prej afro 5 mije dollaresh te harxhuara cdo dite.

Free Traffic Exchange