Jug, kapen 500 kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kapja e këtij furgoni me 500 kilogram hashash në periferi të Gjirokastrës, është një dëshmi se narkotrafikantët e Lazaratit kanë sasi të tjera kanabisi të fshehura në fshat. Në aksionin e fundit të koduar ?Periferia? një orë pas mesnatës së të shtunës, në një rrugë dytësore midis këtij fshati dhe Gjirokastrës, policía ka pikasur këtë automjet me lëndë narkotike, por të braktisur nga shoferi. Policia zbuloi gjysëm ton mariuhanë dhe 2 kallashnikovë. Droga në formën e boçeve ishte futur në 10 thasë plastik dhe në 10 fuçi të izoluara, ku brenda tyre policía gjeti edhe dy armët e zjarrit si dhe dy krehëra me fishekë. Pas verifikimeve furgoni i braktisur rezultoi me targa fallco. Megjithatë policía ka arritur të identifikojë drejtuesin e automjetit dhe e ka shpallur atë në kërkim.

Free Traffic Exchange