http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk është krejt e rastësishme qe punonjësi me i famshëm i Bankës se Shqipërisë, Ardian Bitraj luante kumar me paratë e thesarit. Lojërat elektronike duket se inkurajohen edhe tek faqja zyrtare e Bankës se Shqipërisë, ku mund te mungojnë shume gjera, por jo kuizet. Ne provuam te ishim pjese e kuizit ?Bankieri i merituar? duke futur pikërisht emrin e guvernatorit Fullani. Krijuesi i kuizit duket se ka pasur edhe sens humori, pasi nëse gabon, t?i mund te marrësh përgjigje te ndryshme qe nga: Nuk është fundi i botes nëse del dobët, Sikur nuk qenke ne forme sot apo edhe Ju zuri gjumi me duket! Por nëse ia del t?u përgjigjesh te gjitha pyetjeve, atëherë fiton titullin ?Bankier i merituar?, siç ndodh edhe me Ardian Fullanin i cili ka dy mandate Guvernator i Bankës se Shqipërisë dhe ia del te mos mbaje përgjegjësi edhe pse nga thesari i bankës janë zhdukur plot 713 milionë leke.