“KLD, aneks i PS. Byroja, prokurori paralele” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka reaguar kundër 2 prej ligjeve te miratuara ne seancën e fundit plenare te 31 korrikut atij për Këshillin e Larte te Drejtësisë dhe ligjit për policinë e shtetit. Ish-Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi i ka cilësuar ndryshimet ne ligjin per KLD si ndryshime qe kthejnë këtë institucion ne një aneks te Partisë Socialiste. Sipas Halimit, mazhoranca miratoi ligjin per KLD pavarësisht se partneret ndërkombëtare kërkuan qe ligjet ne fushën e drejtësisë te mos kalojnë ne Parlament pa konsultime te gjera. ?Të gjithë i kërkuan hapur Edi Ramës që të mos miratojë ligje të tilla si ai për KLD, i cili nuk sjell permiresimin e luftes ndaj korrupsionit ne gjyqësor, por kercenimin e funksionimit të ketij institucioni dhe sistemit gjyqësor ne përgjithësi. Qe synon jo largimin e gjyqtareve devijante e te korruptuar, por të kapë KLD dhe ta kthejë atë në aneksin e PS, sic ishte deri 8 vjet më parë, me përbërje të eksponenteve më të lartë të PS dhe te bandave kriminale më të egra ne vend; ku promovimet e gjyqtareve ishin peng i korrupsionit politik apo shumave marramendëse të parave në shkëmbim të votës në atë këshill?. Ndërkohe qe ish-zv/ministri i brendshëm Arben Ristani ka denoncuar ligjin për policinë e shtetit i cili parashikon krijimin e byrosë kombëtare te hetimit. ?Dyshja oligarke, krijoi dy ditë më parë në Kuvend, një Prokurori Paralele, duke miratuar të ashtuquajturën, Byro Kombëtare të Hetimit. Ky instrument, pra Byroja Kombëtare e Hetimit, është një tjetër hap i Kryeministrit për të kapur institucionet dhe kontrolluar pushtetet e pavarura. Dhe aty ku kapja nuk mund të bëhet drejtpërdrejt, si në rastin e Prokurorit të Përgjithshëm, e shmang atë duke sjellë në jetë me nxitim, një strukturë paralele tërësisht nën urdhëratë e ekzekutivit?. Sipas Ristanit, byroja kombëtare e hetimit do te përdoret nga mazhoranca kundër rivaleve politike.

Free Traffic Exchange