“Vjedhja e bankës, me bashkëpunëtorë” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arrestimet e bëra në radhët e punonjësve të Bankës së Shqipërisë nuk janë të mjaftueshme. Ekspertët ngrenë dyshime se kjo vjedhje nuk mund të bëhej nëse nuk gjendej bashkëpunëtor nga jashtë. Fabian Zhilla, ekspert për çështjet e krimit ekonomik shpjegon se një skemë e tillë nuk mund të funksiononte nëse nuk do të kishte bashkëpunimin e një banke tregtare. argumentet janë këto: prerja e parave ishte e vogël dhe nuk është e mundur fizikisht që të transmetohen jashtë pa rënë në sy nga kamerat, dhe përveç kësaj bankat e nivelit të dytë kanë në dorë numrin e serisë që ka dalë nga qarkullimi gjë e cila hap dyshime se janë lejuar vetë nga ndonjë drejtues banke. Ndërsa Agim Binaj shprehet se fillimisht Banka e Shqipërisë ka shkelur ligjin për kontabilitetin i cili detyron çdo institucion që të bëjë të paktën një herë në vit inventarizimin e aseteve. Për ekspertët në këtë mes përgjegjësi ka edhe kompania e cila bën auditin e bankës së Shqipërisë. ajo jo vetëm duhet të kontrollojë dokumentacionin, por edhe të këshillonte Bankën Qendrore që të fuste në regjistrin kontabël vlerat e parave të pahedhura në qarkullim. Këtë procedurë e ndjek në fakt çdo bankë e nivelit të dytë!

Free Traffic Exchange