http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka denoncuar serish vjedhjen qe sipas tij po i ben qeveria pasurisë se shqiptareve nëpërmjet marrëveshjes me kompaninë ceke CEZ e cila u miratua ne seancën plenare te 31 korrikut. Ndërsa ka marre pjese ne procesin zgjedhor te partisë ne Tirane; Basha ka theksuar se opozita do te dije ta ndalë kërcënimin që po i bëhet së tashmes korrupsioni marramendës i faktuar me marrëveshjen e CEZ-it.?Siç po bëhet përditë e më e qartë për shqiptarët nga dyshja Rama ? Meta, nuk kanë tjetër parim apo vlerë në themel të ekzistencës së tyre politike, përveç promovimit të krimit, ardhjes së krimit në krye të administratës, futjes së krimit në Parlament, vjedhjes ditën për diell të 3 miliardë dollarëve, pasuri të shqiptarëve, me marrëveshjen famëkeqe të CEZ-it?Duke u ndalur tek heshtjet e brendshme te PD, Basha i ka bere thirrje anetaresise te votoje kandidatet me te mire?Në këtë parti, liria e fjalës, liria e mendimit, liria e vendosjes me votë u sanksionua që në ditët e saj të para. Unë jam i vendosur dhe po e faktoj dita ? ditës bashkë me ju, se këtë parti do ta bëjmë më të madhe, më të fuqishme, më të dashur dhe më të besueshme, duke e konsoliduar edhe më shumë lirinë e vendimmarrjes nga sovrani në PD që është dhe do të jetë këtej e tutje, anëtari dhe anëtarja e PD?Deklaratat e lideri te opozitës Basha u bene gjate procesit te zgjedhjes se kryetareve te njësive 4, 8 dhe 9 ne Tirane; dege e cila do te ketë 11 kryetare po aq sa njësi bashkiake ka kryeqyteti.