http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ende nuk është mbushur një vit nga betimi i qeverise, vjen ndryshimi i pare ne kabinetin e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Ministri per Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi ka vendosur te largohet nga qeveria dhe ne vend te tij shefi i ekzekutivit ka zgjedhur deputeten Ermonela Felaj. Ndërkaq Kryeministri Rama garantoi se nuk do te këtë ndryshime te tjera ne qeveri duke vlerësuar punën e ministrave te kabinetit qe ai drejton. Por pavarësisht shpalljes publike te lëvizjes ne qeveri, Ermonela Felaj nuk mund te ulet ne karrigen e ministrit deri ne shtator atëherë kur mblidhet Parlamenti; pasi Kushtetuta përcakton se ministri dekretohet nga presidenti, votohet ne parlament, kthehet ne presidence për te bere betimin e vetëm me pas fillon pune. ne shtator pritet qe edhe Ermonela Felaj te dorëzoje mandatin e deputetes ashtu siç ka ndodhur edhe me ministrat e tjerë dhe ne parlament do te hyje tashme Anila Agalliu e cila renditej e 8 ne listën e kandidateve te PS për deputetet ne qarkun e beratit.