http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operacioni i policisë për skandalin e vjedhjes se thesarit është finalizuar sot me arrestimin e personit te gjashte qe ishte shpallur ne kërkim. Bashkim Xhilaga, me detyre shef i arkës se stokut dhe ne veprim ne Bankën Qendrore, është prangosur nga policia, pas urdhrit te arrestit te lëshuar nga Gjykata te enjten. Aktualisht xhilaga dhe 5 koleget e tij te bankës te kapur mbrëmjen e te enjtes ndodhen ne dhomat e paraburgimit te drejtorisë se policisë. Bashke me ta ndodhet edhe nipi i Ardian Bitrajt, qe akuzohet për moskallëzim krimi. Kapjes se punonjësve i paraprinë hetime intensive qe kane zbuluar gjithë mekanizmin e vjedhjes se 713 milionë lekeve si dhe shkeljet e rregullores. Çelësat për të hyrë në magazinën e stokut duhet të mbaheshin nga tre persona, Ardian Bitraj dhe dy specialistë te tjerë, Lavdim Cani dhe Myzejem Belba. Por kjo nuk është zbatuar asnjëherë, pasi tre kopjet e çelësave mbaheshin vetëm nga Bitraj, gjatë orarit zyrtar dhe jashtë tij, duke i krijuar kështu mundësinë që ai të vidhte çdo ditë para nga kasaforta. Ishte rregull i vendosur nga banka që pasi të mbaronte orari zyrtarë këta celësa të mbylleshin në një tjetër kasafortë që të shmangej mundësia e vjedhjes së parave të thesarit.Por ky rregull eshte thyer gjithnjë, pasi Bitraj nuk i dorëzonte çelesta. Dhimitër Davidi, dhe pse me detyrë përgjegjës për sigurinë në BSH, dhe duhet te mbikëqyrte kamerat e sigurisë, nuk ka raportuar asnjë problem. Por Prokuroria e Tiranës ka konkluduar se vëzhguesi-operator i ka parë veprimet e Bitrajt, i cili mbushte thasë plastikë me kartëmonedha në magazinën e stokut, dhe nuk e ka raportuar. Sipas organit të akuzës, i pandehuri kryesor në këtë çështje, pasi i merrte paratë me thasët plastikë, shkonte në tualetet e ndërtesës dhe paratë i fshihte në trup, poshtë rrobave. Për 4 vite me radhë ai kishte vjedhur nga arka e parave të reja që hynin në qarkullim, 713 milionë lekë, pasi puna e tij nuk monitorohej nga të tjerë, dhe Bitraj ka qenë përgjegjës i vetëm i plotësimit të procesverbaleve për paratë e reja që vinin nga Zvicra.