http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri i ka kthyer përgjigje akuzave te liderit te opozitës Lulzim Basha për çështjen e kompanisë CEZ; duke i kujtuar se mosveprimet e qeverise Berisha bene te pamundur zgjidhjen e konfliktit ne Gjykatën e Arbitrazhit. Nga foltorja e parlamentit, Gjiknuri ka deklaruar se deklaratat e opozitës jane thjesht spekulime duke akuzuar qeverisjen e djathte se shkatërroi çdo mundësi te Shqipërisë për te fituar çështjen me CEZ ne Gjykatën e Arbitrazhit. Por reagimi me i ashpër ndaj Lulzim Bashes ka ardhur nga deputeti socialist Erjon Braçe. Sipas Braçes kjo marrëveshje nuk e shfajëson kompaninë CEZ, por është zgjidhja ne kushtet qe qeveria pasardhëse e la sistemin energjetik.