KLSH, kontroll në thesar - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është shkresa zyrtare e Kontrollit te Larte te Shtetit, e cila është firmosur dy dite pasi Banka e Shqipërisë kallëzoi penalisht dy punonjësit e saj, për vjedhjen e parave. Objekt i këtij urdhri është auditimi ne Drejtorin e Komisionit te Bankës se Shqipërisë. Meqenëse vjedhja rezulton te jete kryer përgjatë 4 viteve, auditi do te përfshije nje periudhe kohore nga 1 janari i vitit 2010 deri ne korrik te vitit 2014. Ne shkresën e tij z. Leskaj i kërkon audituesve qe puna e tyre te mos krijoje pengese apo ndërhyrje ne hetimet e Prokurorisë. Por paralelisht me këtë situate, edhe kryetari i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe, i ka kërkuar KLSH qe te kryeje nje auditim te menjëhershëm ne Bankën Qendrore, per shkak se është cenuar imazhi dhe siguria e sistemit bankar. Shkresa e zotit Braçe mban datën 25 korrik 2014. Por raste te tilla ne përmasat e nje skandali shtetëror risjellin ne vëmendje ligjin e ri te kontrollit e larte te shtetit dhe kompetencat qe duhet te ketë ky institucion. Drafti qe ndodhet ne komisione parashikon te drejtën e KLSH për te kontrolluar edhe kompani private kur ka interes publik, por deputetet e kane kundërshtuar, madje duke ia rrudhur kompetencat. Ne këtë situate ndodhet KLSH, qe sot i duhet te audioje te gjithë zinxhirin e sistemit bankar me qellim zbulimin e përmasave te vjedhjes ne thesar. Ndërkohe, konflikti i KLSH me qeverinë ka mbetur pezull, pasi kuvendi ende nuk e ka miratuar ligjin e ri.