Tragjedia në tunelin e HEC-it - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turni i natës ka rezultuar fatal për tre punonjës qe po kryenin shpërthimet ne tunelin e hidrocentralit te Qafe Mollës ne Mirdite. Ndërsa ndodheshin 2000 metra nen toke, rreth orës 20:20, rrëshqitja e një masivi dheu i ka marrë jetën Ndue Legisit 50 vjeç, Pjetur Dodës 38 vjeç dhe shtetasit turk Hasan Atef 52 vjeç. Të dhënat paraprake tregojnë se mbeti edhe një tjetër punëtor i plagosur, ky i fundit arriti te dale prej aty dhe me pas ka rrëfyer te gjithë ngjarjen. Ishte pikërisht punonjësi turk që ka njoftuar edhe policinë e cila së bashku me ambulancën e spitalit të Mirditës kanë mbërritur në hidrocentral, por nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërin prej tyre. Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin e Mirditës për t?iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore. Një nga punonjësit e ndërtimit të HEC-it tregon se kolegët e tij në momentin e aksidentit kanë qenë duke vendosur kasollet në vrimat e tunelit për të realizuar më pas shpërthimin. E gjithë kjo sipas tij ka ndodhur për shkak te mungesës totale të sigurisë. Por kreu i inspektoratit të punës në Lezhë, Valentin Gjetja ka deklaruar se firma turke që po ndërton hidrocentralin i ka respektuar të gjitha kushtet e sigurisë. Policia e Lezhës vijon hetimet mbi këtë ngjarje të rëndë, ndërsa një grup ekspertësh nga inspektoriati shtetëror i punës ne Tirane do te bëjnë verifikime shtese ne vendin e tragjedisë. Për ndërtimin e këtij HEC-i punojnë rreth 3000 punonjës, kryesisht nga Mirdita, Puka dhe Kukësi. Banorët e Mirditës disa herë kanë protestuar ndaj punimeve të hidrocentralit duke denoncuar kushtet e vështira ku punohet dhe çështjen e pazgjidhur te shpronësimeve.

Free Traffic Exchange