http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Marrëveshjen e qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ është vepër kriminale me autorësi të plotë të qeverisë Rama?. Me këto tone është shprehur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pak para fillimit të seancës së fundit parlamentare për këtë sesion, ku do të votohej edhe marrëveshja. Kreu i selisë blu shkoi edhe më tej me akuza, duke vënë në dukje se, sipas tij, krimi financiar është I përmasave të papara. ?Ajo që pritet të ndodhë sot është një krim financiar i përmasave të papara e të padëgjuara. Vlera që i falet CEZ është 3 miliardë dollarë. Marrëveshja me CEZ mund të konsiderohet si një vjedhje 600 herë më e madhe se ajo që u bë në Thesarin e Bankës së Shqipërisë. Opozita është e vendosur të nxjerrë në pah të vërtetën e kësaj afere të turpshme, e cila do tu kushtojë shtrenjtë shqiptarëve, sot dhe në të ardhmen?- është shprehur Basha. Sipas tij, CEZ me dashje shkatërroi kompaninë dhe qeveria aktuale i mban të fshehura këto raporte, duke sajuar trillime të paqena, për të manipuluar opinionin publik.