Deputetët e Partisë Demokratike Arben Ristani dhe Kastriot Islami u takuan me Avokatin e Popullit, Igli Totozani, për t?i shprehur zyrtarisht shqetësimin në lidhje me vendimin e qeverisë, që detyron qytetarët të japin tek kompanitë celulare IMEI-n, numrin identifikues të aparatit të tyre, ndërsa kompanitë celulare i detyron që me këto të dhëna të informojë bazën e të dhënave, e cila do të ngrihet pranë Ministrisë së Financave.