http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Financave dhe deputeti i Partisë Demokratike Ridvan Bode e ka konsideruar si një ngjarje te rende vjedhjen e parave ne Banken Qendrore. Sipas tij vjedhja duhet te hetohet për te nxjerre para drejtësisë përgjegjësit. Duke folur ne emisionin ?30 minuta? ne Vizion Plus, Bode tha se banka funksionon ne mënyre te pavarura dhe çdo kontroll kryhet nga strukturat e saj. Ndërsa eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa thotë se kjo ngjarje ka përmasat e një skandali, çka duhet te shoqërohet me dorëheqjen e Guvernatorit. Vjedhja e parave ne thesarin e shtetit u denoncua nga vete Banka Qendrore.