Reforma të thella në arsim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk do të ketë me tekste alternative në shkolla, mësuesit do të vlerësohen sipas meritës dhe jo bindjeve politike, ndërsa matura shtetërore do të forcohet edhe me shumë. Këto janë disa nga reformat qe do të vijojnë në arsimin parauniversitar për rritjen e cilësisë në shkolla. Gjate analizës se punës ne arsim, kryeministri Rama deklaroi se në 10 muaj jane kryer reforma qe nuk kane ndodhur gjate 20 viteve. Kreu i qeverise përforcoi qëndrimin për ti dhënë fund reformës se altertekstit ne shkolla, proces qe pritet të ndodhë në 2015. Ndërsa këtë vit janë hequr nga tregu i librit shkollor 120 tituj te dobët dhe me gabime. Pavarësisht rezultateve me 34% mbetës, kryeministri vlerësoi procesin e administrimit të maturës shtetërore që këtë vit nxori në pah deficënsën e gjithë sistemit. Unifikimin e programeve mësimore me Kosovën, kreu i qeverise e cilësoi nje standard te arritur evropian. Ndërsa reforma ne arsimin e lartë, do te jete radikale. Ne muajin dhjetor nis akreditimi i universiteteve publike dhe private, proces qe do të bëjë vlerësimin e tyre duke mos kursyer as mbylljen për ato shkolla qe nuk plotësojnë standardet. Edhe sportit si pjese te ministrisë se arsimit i është dhënë një rendësi e veçante. Duke filluar nga ky vit shkollor drejtuesit e ministrisë së arsimit kanë planifikuar futjen e edukimi fizik si orë të detyrueshme mësimi në çdo cikël arsimor.

Free Traffic Exchange