Si u shpenzuan 713 milion lekë? - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sot, prokuroret kane patur takime me drejtoreshën e lojërave te fatit Luneda Sufalin si dhe drejtorin e Përgjithshëm te Pastrimit te Parave Gent Gazhelin. Burime te akuzës bëjnë te ditur se janë marre dëshmi qe hedhin drite mbi mekanizmin e raportimeve ne rastin e shpenzimeve te mëdha ne bixhoz si dhe per mundësitë e transferimit te parave ose fshehjes se tyre. Hetuesit shpresojnë qe me provat e reja qe pritet te merren edhe nga dëshmi te tjera, te zbardhet destinacioni i vërtete i milionave te grabitura. Ndërkohe, rezultatet e grupit te auditit te Bankës se Shqipërisë qe përcaktuan shumen e marre ne thesar si dhe mekanizmin e vjedhjes, do te dorëzohen ne Prokurori te premten. Pas marrjes se këtij materiali, prokuroria do te vijoje hetimet me marrjen ne pyetje te drejtuesve te bankës si dhe te gjithë personave qe mendohet se kane dijeni dhe përgjegjësi për vjedhjen.