Partia Demokratike doli me konkluzione të kundërta nga ato të qeverisë, kur me analizën që i bën të dhënave ekonomike, opozitës i rezulton se gjatë këtyre 300 ditëve rritja ekonomike është e kërcënuar për shkak se politikat e qeverisë për rritjen e borxhit dhe për rritjen e taksave, si dhe për shkak të pasigurisë për bizneset vendase dhe të huaja sollën rritje të papunësisë, rënie të prodhimit dhe rënie të konsumit.