http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas një sezoni të vaket për shkak të muajit të Ramazanit, pushuesit vërshojnë drejt plazheve të vendit. Në orët e para të mëngjesit të së martës edhe banorë nga Kosova janë nisur në drjetim të Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit fluksi i hyrjeve ishte mjaft i madh. Vetëm gjatë dy orëve të para të mëngjesit kanë hyrë në vendin tonë 7 mijë persona dhe mbi 3 mijë mjete. Dita e parë pas festës së Fiter Bajramit, shumë pushues i ka gjetur në breg të detit. Durrësi mbetet destinacioni i preferuar për pushuesit nga Kosova dhe Maqedonia. Ata shprehen të kënaqur me kushtet e gjetura në plazh por dhe cmimet që sipas tyre nuk kanë pësuar rritje. Me mbylljen e muajit të Ramazanit edhe bizneset përreth plazhit shpresojnë për ringritjen e punës. Një prej banorëve të plazhit që merret me turizëm familjar, pret ardhjen e pushuesve për zënien e kabinave. Përgjatë zonës së plazhit dhomat me qera në shtëpitë private që pretotohen nga pushues maqedonas dhe nga Kosova janë 10 euro nata, ndërsa hotelet buzë detit aplikojnë cmime që shkojnë nga 15 deri 40 euro nata.