http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Është kthyer në një betejë ligjore mes partive politike situata post-zgjedhore në Kosovë. Pas interpretimit të gjykatës kushtetuese e cila pezulloi përkohësisht kreun e parlamentit Isa Mustafa, është blloku opozitar që kërkon të bindë trupën e gjyqtarëve me argumenta ligjorë, përpara vendimit final i cili do të publikohet brenda datës 18 shtator. Përfaqësues nga aleanca për ardhmërinë e Kosovës, nisma dhe lidhja demokratike, kanë përpiluar një dokument me argumenta ligjorë që sipas tyre mbështesin kushtetueshëmrinë e zgjedhjes së Mustafës. Sikurse thuhet dhe në komunikatën e publikuar nga lidhja demokratike e Kosovës, ky material që do të dorëzohet në dyert e gjykatës kushtetuese, kundërshton dhe arsyetimin ligjorë nga përfaqësuesit e PDK-së, dokument ky që u dorëzua nga Xhavit Haliti. Më 17 korrik, Isa Mustafa u zgjodh kryetar i kuvendit në seancën e parë të kuvendit të Kosovës pa praninë e deputetëve të PDK. Ai u votua nga 65 deputetë.