http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Por pas përfundimit të të dy fazave të aplikimit për përfitimin e këtij fondi, kanë treguar interes vetëm 17 biznese. Për drejtuesit e zyrës rajonale të punës në Durrës ky fakt mund të lidhet me informalitetin e bizneseve. Ky është i pari vit që qeveria ka aplikuar projektin e nxitjes së punësimit duke i mbështetur me fonde të gjitha ato biznese që kanë një numër të punësuarish me më shumë se 50 vetë. Një nga përfituesit është edhe Artur Bujari, i cili ka punësuar përmes këtij projekti 33 të rinj, por sipas tij kjo nuk mjafton. Favorizimet duhet të bëhen përmes ligjit, i cili aktualisht i detyron bizneset t?i sigurojnë punonjësit që ditën e parë të futjes në punë duke përjashtuar periudhën e provës. Në fillim të këtij viti qeveria miratoi 6 VKM për nxitjen e punësimit për trajnimin e stafit që merret për herë të parë në punë, për mbulimin e sigurimeve shoqërore dhe katër paga në vit si dhe trajnimin profesional të studentëve të sapodiplomuar.