Avokati i Popullit: shkelen të drejtat e njeriut - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Urdhëri nuk ndalonte udhëtimin vetëm për automjetet me gjoba por edhe për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë nëse dispononte nje automjet i cili kishte gjoba të papaguara. Por ky urdhër sipas avokatit të popullit Igli Totozani ëstë i jashtëligjshëm. Vizion Plus ka siguruar shkresën nëpërmjet të cilës avokati i kërkon direkt Ministrit te Brendshem Sajmir Tahiri dhe Drejtorit te Përgjithshëm te Policise, Artan Didi te shfuqizojnë urdhrin në fjalë. Nje nje letër drejtuar dy drejtuesve te larte, te avokati i popullit thote se ka regjistruar me iniciative rastin e bere publik ne media, dhe pasi ka kryer verifikimet e duhura ka rezultuar se ky urdhër eshte antiligjor dhe bie ndesh me nenin 17 te Kushtetutes , ku parashikohet se kufizimet te te drejtave dhe lirive mund te vendosen vetëm me ligj, per nje interes publik ose per mbrojtjen e te drejtave te te tjereve . Gjithashtu sipas Avokatit te Popullit ky urdher nuk ka baze ligjore sepse është nxjerre ne kundershtuim te plote dhe te hapur me nenin 118 te kushtetutes, i cili parashikon se aktet nënligjore nxirren ne baze dhe ne zbatim te ligjeve nga organet e parashikuara ne kushtetute. Totozani u rikujton drejtuesve te larte se ndalimi i daljes jashtë shtetit, eshte nje nga llojet e masave te sigurimit personal mase shtrënguese e parashikuar ne nenin 232/1 a te kodit te Procedures Penale. Ndërsa ne te nenit 233/1 te këtij kodi kjo mase shtrënguese është e drejte ekskluzive e gjykates dhe i jepet te pandehurit. ?Ne gjykojmë se nuk eshte normale qe ne nje shtet te se drejtës organet shtetërore dhe ne rastin konkret policia e shtetit per re realizuar vjeljen e nje detyrimi administrativ ligjor qe qytetari ka ndaj shtetit te shkelin nje te drejte kushtetuese te tij apo te pervetesojne e ushtrojnë nje tager ligjor qe me ligj i eshte dhëne nje organi tjeter? thuhet ne rekomandim. Sipas Avokatit te Popullit lidhur sa me siper urdhri i Drejtorit te Pergjithshem te policise se shtetit nr.49 date 10.01.20014 per shlyerjen e detyrimeve te papaguara ne pikat e kalimit kufitar nga shtetasit shqiptar , te cilet udhëtojnë jashte vendim me automjete eshte akt administrim absolutisht i pavlefshëm. Por, megjithëse verejtjet e avokatit te popullit jane konsideruar te drejta nga Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit urdhri ende nuk është shfuqizuar .

Free Traffic Exchange