http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo falje nuk behet nga besimtarë te zakonshëm dhe kjo nuk është një xhami për të gjithë. Janë të dënuarit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin që çdo ditë i falen Zotit në xhaminë brenda ambienteve të tij. Pjesa më e madhe i përket bandave kriminale të vitit '97. Iu duhet te kalojnë shume vite ne qeli, e dikush edhe gjithë jetën. Rastësi apo jo, por ky fakt iu ka forcuar lidhjen me Zotin. Në këtë burg çdo kush mund të praktikojë fenë e tij. Gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë e burgut 150 të burgosur kryejnë namazin. Për Imamin Behaudin Gashi që çdo ditë i bashkon ata në xhaminë e burgut, besimi dhe ritet u shërbejnë atyre për tu ndjerë më të lirë brenda mureve rrethuese. Drejtori i burgut thotë se kjo praktikë ka sjellë për të burgosurit vetëm ndryshime pozitive. Në burgu i sigurisë së lartë në Peqin vuajnë dënimin rreth 800 persona.