Sërish protesta në rrethe - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur katër ditë nga seanca e fundit parlamentare ku pritet të kalojë reforma e re territoriale, në rrethe vijojnë protestat e nxitura edhe nga politika. Banore te Bradasheshit ne Elbasan te mbështetur nga kreu i komunës, kundërshtojnë shkrirjen e njësisë se tyre me bashkinë e qytetit. Kryetari i komunës ka kërkuar qe Brashasheshi te jete bashki me vete dhe kësaj njësie t'i bashkohen disa komuna te tjera. Kundërshtitë ndaj hartës se re administrative kane ardhur edhe nga banore dhe te zgjedhur vendore te rrethit te Mirditës. Mëngjesin e se dielës te mbështetur nga kryetari i majtë i bashkisë së Rubikut, Gjok Vuka, protestuesit u shprehën kundër ndarjes që e lë Mirditën një njësi te vetme vendore. Protesta janë zhvilluar edhe ne Korçe ku banoret deklaruan se do ti drejtohen referendumit për të kërkuar anulimin e hartës se re territoriale

Free Traffic Exchange