http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një avion austriak ka anuluar fluturimin e parashikuar sot ne herët ne mëngjes nga aeroporti i Rinasit drejt Vjenës, për shkak te një defekti. Disa prej pasagjereve qe kishin prere biletat kane treguar se nisja ishte planifikuar ne orën 4. këto foto tregojnë rradhët e udhëtareve ne sportelin e vetëm që punonte ne atë moment ne Rinas. Pasi kane hipur ne avion, 150 pasagjerë janë detyruar te presin te ulur për një ore. Me pas, ata janë lajmëruar te zbresin, duke u njoftuar se avioni kishte një problem ne motor. Teksa janë kthyer brenda ambienteve te aeroportit, kompania ka nisur sistemonin e udhëtareve, një pjese e te cilëve janë nisur disa ore me vone me linja te tjera. Disa te tjetër do te fluturojnë te henen. Autoritetet e aeroportit të Rinasit kanë pranuar anulimin e fluturimit te avionit austriak, por nuk japin sqarime se për çfare problemi behej fjale.