Hetimet për vjedhjen në Bankë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Supervjedhja mbi 600 milione leke ne Bankën e Shqiperise duket se ka qene jo thjesht nje veprim i veçuar i punonjësit Ardian Bitraj dhe koleges se tij Mimoza Bruzia.Burime nga prokuroria bëjnë te ditur se nje rregullore e brendshme e Bankës qendrore, sanksiononte hyrjen ne magazinën e lekut stok, vetëm te nje grupi prej 5 personash dhe jo ne mënyre individuale. Ne ketë mënyre cdo veprim ka qene i urdhëruar te kryhej ne grup, pikërisht per te shmangur cdo abuzim. Ne fakt nuk ka ndodhur kështu, deshmia e Ardian Bitraj i ka shtyre prokuroret te hetojnë edhe per personat e tjere qe duhej te merrnin pjese ne veprimet ne magazine, sipas rregullores. Prokuroret kane verifikuar gjithashtu se paratë qe merrte Bitraj ishin te rregullta, por te pa regjistruara ne sistemin e Bankës Qendrore. Ky veprim sipas hetuesve behej vetëm kur ato hidheshin ne treg, sipas politikave monetare. Megjithatë, duke qene origjinale, ato nuk kane krijuar asnje dyshim teksa hane shpenzuar nga Bitraj. Vete guvernatori i bankës Ardian Fullani i kontaktuar nga Vizion Plus tha se nuk mund te komentonte asgjë mbi vjedhjen, pasi çështja përben sekret shtetëror.