Moisiu: Ndryshimet të nisin nga KLD - Intervista e plote - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish- presidenti i Republikës Alfred Moisiu kërkon nje revolucion ne sistemin e drejtësisë. Ndërsa prej javësh tema kryesore e debatit politik është bere reforma ne kete sistem; për ish-kreun e shtetit ndryshimet duhet te prekin themelet e institucioneve duke përfshire edhe ndryshime kushtetuese. Duhet nje revolucion, te gjithë këta gjyqtare duhet te përballen me drejtësinë e te sqarojnë pasurinë e tyre- ka theksuar Moisiu. Reforma te nise nga KLD, por edhe presidenti duhet te luaje rolin e tij ne sistemin e drejtësisë. Ndërkohe qe ne lidhje me reformën territoriale, ish-kreu i shtetit deklaron se ajo duhet te mbyllet sa me shpejt duke kritikuar pozicionin qe opozita mbajti ndaj kësaj çeshtje. Unë nuk e kuptoj as sot pse opozita nuk u be pjese e reformës, nuk dha asnjë arsye për ketë, por reforma duhet te mbyllet. Harta e re territoriale pritet te votohet te enjte ne 31 korrik ne seance plenare, por opozita nuk do te jete ne parlament, ndërsa ka lajmëruar prej javësh se nuk e pranon reformën e realizuar nga maxhoranca.

Free Traffic Exchange