Mustafa: Asnjë pazar me Thaçin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ndërsa garanton se koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma do t'i ofrojnë qëndruesmëri vendit, përjashton mundësinë e pazareve politike me PDK-në e Thaçit. Mustafa e bëri këtë deklaratë përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në "Facebook". E ardhmja politike e Kosovës mbetet e paqartë edhe kur po bëhen dy muaj që prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjen e Mustafës si kryetar Parlamenti në seancën konstituive, deri në vendimin përfundimtar që pritet të dalë ditët e para të gushtit. Edhe Presidentja Jahjaga është shprehur se nuk do të mandatojë krijimin e qeverisë së re pa u zgjidhur ngërçi.