Basha 3 vjet kryebashkiak - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre vjet me parë Luzlim Basha mori detyrën e kryetarit te bashkisë më të madhe të vendit, Tiranës. Ne 25 korrik te 2011, nga salla e këshillit bashkiak demokrati Basha deklaroi disa nga projektet e tij për kryeqytetin. Rastësi ose jo, ne 3-vjetorin e punës se tij, zoti Basha ka inagurar rikonstruksionin e bllokut "Sadik Petrela, pranë Kodrës së Priftit. Kryebashkiaku tha se i ka mbajtur premtimet ndaj qytetareve duke kryer investime pa dallime krahinore dhe partiake. Kur ka mbetur edhe një vit nga mandati i tij si kryetar bashkie, Basha akuzoi mazhorancën dhe kryeministrin Rama për bllokime politike te projekteve madhore. Projektet më të rëndësishme të shpallura në fushatë, por edhe gjatë drejtimit te bashkisë janë zgjatimi i bulevardit te Tiranes deri ne Paskuqan, ndërtimi i tramvajit dhe terminalit multimodal në hyrje të Tiranës. Tashmë për to janë kryer dhe studimet e fizibilitetit por punimet ose janë bllokuar ose nuk kane nisur fare. Çështja e zgjatimit të bulevardit është ne proces gjyqësor me pushtetin qendror, terminalit multimodal i duhet vullnet politik për tu kaluar në këshill bashkiak, ndërsa projekti i tramvajit kërkon minimalisht 160 milion euro për ndërtimin e linjës se pare. Kur ka mbetur edhe një vit nga mandati i Bashës, nuk dihet nëse do të udhëtojmë me tram, do te kemi bulevardin e ri apo stacionin multimodal te automjeteve.