Mazhoranca, një llogari votash - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për 9 muaj me radhe Edi Rama tregoi ne parlament se nuk kishte asnjë problem për te miratuar ligje me shumice te cilësuar, dhe ne ketë vit te pare te mandatit ndryshoi ligjin për nëpunësin civil dhe kode te ndryshme te gjitha me 84 deputete pa asnjë debat dhe pa asnjë rrjedhje votash. Seanca e 24 korrikut shënoi një surprize ne llogarite votave te koalicionit te majte i cili nuk arriti te miratonte 6 projekt-ligje nder ta draftin me te rëndësishëm për këshillin e larte te drejtësisë. 6 deputete munguan ne seancën e kaluar duke shtyre ligjin për KLD ne seancën e 31 korrikut ; e cila është e fundit për ketë sesion parlamentar. Tashme kryeministri ka 7 dite kohe për te qetësuar ndjeshmërie e ndryshme brenda PS por edhe në radhët e aleateve për te siguruar votat që nevojiten për te miratuar ndryshimet ne ligjin për këshillin e larte te drejtësisë; dhe për ketë rrugët janë disa. Në rast se votat për KLD nuk ndikohet nga vota për hartën territoriale, atëherë Rama mund ta zgjidhe situatën vetëm me 5 deputetet e tij që munguan seancën fundit Tom Doshi, Pjerin Ndreu, Parid Cara, Armando Prenga dhe Mark Frroku. Ose varianti numër dy kërkon një kompromis me 5 votat e PDIU per te miratuar ligjin për KLD; por ne ketë rast duhet te negocioje me çamet te cilët deri me tani kane deklaruar publikisht votën e tyre vetëm pro ndarjes territoriale. Ne te gjitha rastet kryeministrit Edi Rama do ti duhet te negocioje me deputetet e tij apo me aleatet për te mos rrezikuar ne seancën e fundit plenare ku pritet te kalojnë ligjet me te rëndësishme te këtij sesioni duke filluar nga KLD, harta e re territoriale, kodi doganor apo edhe ligjet me shumice te thjeshte si reforma e pensioneve apo ligji për policinë.