http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
1700 fermerë të cilët kanë aplikuar për të përfituar ndihmën e shtetit në fushën e agroindustrisë, tashmë mund të marrin paratë. Ministria e bujqësisë ka bërë gati listën e fituesve, ndërsa ministri Panariti shpjegoi se do të përfitojnë janë ata qe kanë prodhimin më të madh dhe me kosto me te ulet. Ministri nuk harroi t'i drejtohej fermerëve dhe t'i vinte në dispozicion këtë numër (numri) për rastet kur atyre i kërkohet ryshfet në këmbim të përfitimit. Me skemën e mbështetjes në teknologji synohet bashkimi i fermerëve për të grumbulluar prodhimin, pasi vetëm kështu ata mund të përfitojnë para por edhe të investojnë më shumë. Përfitimi shkon deri në 150 mijë dollarë për një fermer.