Xhelozia, vret gjithë familjen - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Albina 40 vjeçare dhe Edmond Fiqi 51 vjeç nga Korça ishin martuar vite më parë. Për të përballuar jetesën në kushte ekstreme varfërie udhëtonin shpesh në Greqi ku merreshin me punë sezonale. Jeta e tyre duhej të ishte pasuruar 6 muaj më parë kur lindën një fëmijë. Por pikërisht ky ishte momenti i krizës së madhe pasi kryefamiljari dyshonte në atësinë e fëmijës. Xhelozia erdhi vetëm duke u shtuar në muajt në vazhdim deri sa një natë më parë babai i dha fund me një automatik... vrau gruan, foshnjën që flinte në dhomën ngjitur dhe në fund veten në pragun e derës së jashtme të shtëpisë. Motivin e xhelozisë e konfirmojnë edhe të afërmit. Por ndërkohë që familjarët tregojnë se kriza e xhelozisë është e hershme, fqinja e derës ngjitur që ka parë ngjarjen ka njoftuar dhe policinë tregon se ky konflikt nuk kishte dalë kurrë jashtë mureve të shtëpisë. Sipas të afërmve familja Fiqi shkonte shpesh në Greqi për punë sezonale ndërsa pjesën tjetër të kohës ishin të pa punë duke pasur edhe vështirësi ekonomike. Madje tani, të afërmit e tyre kërkojnë që edhe për ceremoninë e lamtumirës të ndihmojë bashkia. Ndërkohë banesa është rrethuar nga policia konfirmon këtë version të ngjarjeve pasi ka gjetur armën e krimit dhe 10 gëzhojat e përdorura.

Free Traffic Exchange