Fati i monumenteve të kulturës - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 11

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky është një kult fetar 500 vjeçar i cili është restauruar nga pronaret. Teqja e Shehedyrrit është një monument i ndërtuar ne vitin 1540 dhe i ruajtur nga shteti. Për arkeologun Gjergj Frashri, këto ndërhyrje ne monumentet qe janë gati ne rrenim e sipër duhen bere ne bashkëpunim me një ekspert për te ruajtur autenticitetin dhe origjinalitetin e kultit. Megjithatë mbi baze te ligjit mbi trashëgiminë, ndërhyrja e pronareve ne restaurim pa një projekt nga Instituti i Monumenumenteve quhet e jashtëligjshme. Aktualisht kjo Teqe është restauruar në mënyrë të jashtëligjshme,e por nëse ndiqte rrugën e ligjit duhet të priste për akordimin fondeve. E ndërkohë që pritja vazhdon, sot teqeja do të ishte shembur. Në të njëjtat kushte janë edhe shume monumente te tjera kulture dhe tradite qe janë drejt rrënimit, e qe kërkohet sa me pare ndërhyrja e shtetit.

Free Traffic Exchange