Ndryshon ligji për KLD-në - News, Lajme - Vizion Plus

2015-11-26 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca plenare e se enjtes ka shënuar fundin e diskutimeve për ndryshimet ligjore ne Këshillin e Larte te Drejtësisë. Edhe pse reforma ne drejtësi do te nise ne shtator përfaqësuesit e mazhorances kane argumentuar edhe njëherë nevojën emergjente per te rregulluar situatën ne kete institucion; duke theksuar se ndryshimet ligjore jane vetëm nene te rregullores se KLD te ngritura ne nivelin e ligjit per te siguruar zbatimin e tyre. Sipas ministrit te Drejtësisë Nasip Naço, mazhoranca nuk mund te qëndroje ne heshtje, ndërsa gjyqtare te caktuar kujdesen vetëm per shtimin e pasurisë. Ndërkaq socialisti Pandeli Majko u ndal te vërejtjet e opozitës per ketë ligj; duke theksuar se demokratet duhet te ishin bere pjese e diskutimeve te draftit. 2 dite me pare nga mbledhja e grupit parlamentar, kreu i PD Lulzim Basha i beri thirrje qeverise te tërheqë mbrapsht projekt-ligjin per KLD; duke e cilësuar antikushtetues.