http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kokrrat e breshëritë me një trashësi prej 5 centimetrash nuk ishin parë ndonjëherë në zonën e Dumresë në Elbasan, ndaj edhe fermerët janë gjendur të papërgatitur për një fenomen të tillë. Serat janë shkatërruar plotësisht edhe të mbjellat brenda saj nuk mund të prodhojnë më. Sipërfaqe të tëra me duhan dhe fidanët e ullirit janë rrëzuar përtokë. Vetëm në fermën e Pëllumb Zekthit dëmi arrin në 2 milionë e 500 mijë lekë, ndaj edhe kërkon ndihmën e shtetit. Shtabi i emergjencës i ngritur nga Bashkia e Belshit është duke punuar në terren për të evidentuar dëmet e shkaktuara. Specialistët e bujqësisë janë të shqetësuar për rrushin e dëmtuar në vreshta ku vetëm në 8 fshatrat e kësaj zone ka prekur rreth 150 hektarë. Një grup punë nga Ministria e Bujqësisë pritet të shkojë në vend për ta parë nga afër situatën dhe për të llogaritur vlerën e dëmeve nga breshëri i pazakontë.