http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas vrasjes së 5-fishtë në fshatin Suk të Fierit sot është dita e zisë. Banorët e fshatit janë bashkuar të gjithë në ceremoninë e përbashkët mortore për 5 viktimat. E duket se mes tyre ata edhe autorin e konsiderojnë si viktimë të një zemërimi të momentit dhe nuk i gjejnë dot një motiv të vërtete. Natyrisht dhimbja më e madhe në këtë fatkeqësi shkon për Merushen vajzën 17-vjeçare që 2 ditë pas fejese humbi jetën nga dora e xhaxhait të cilin e ndihmonte çdo ditë me përkujdese për shtëpinë e çfarë kishte nevojë tjetër. Kreu i Komunës Strum Safet Ruko e ka cilësuar ngjarjen si tepër të rëndë. Të pestë viktimat janë përcjellë sot për në banesën e fundit. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe ish-nxënës bashkamoshatarë të 17 vjecares. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, në fshatin Suk në Fier, në banesën e shtetasit Xhemal Vrapi ku vëllai i tij Bajram Vrapi ekzekutoi me armë gjahu, dy vëllezërit, kunatën, mbesën dhe më pas veten.